
Policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek një ditë më parë në Athinë.
"Top Channel" raporton se huligani kroat tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.
Ai u prangos dhe para pak minutash u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinë ku do të merret në pyetje.
Kujtojmë se, një tifoz 22-vjeçar i ekipit të AEK u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës, gjatë një përplasje me ultrasit e Dinamo Zagrebit.
Lajmi u bë i ditur nga policia greke e cila njoftoi se nga përleshjet mes dy tifozerive të zhvilluara 24 orë pas ndeshjes së parë kanë mbetur edhe tetë persona të plagosur.
I riu u dërgua me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe iu dha ndihma e parë, por nuk arriti t'u mbijetonte plag1%ve të marra ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për autorin e këtij krimi.
Lini një Përgjigje