TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2023, 14:40

Kulla 58 kate në mes të Tiranës, Kreshnik Spahiu ironizon opozitën: Ja marrëveshja që duhet të bëjë Rama-Berisha në zgjedhjet e 2025

Shkruar nga Pamfleti
Kulla 58 kate në mes të Tiranës, Kreshnik Spahiu ironizon
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ka reaguar për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

Me nota ironie, Spahiu ka thënë edhe më shumë marrëveshjen që duhet të bëjë dyshja Rama-Berisha për zgjedhjet në këmbim të ndërtimit të kullës.

Juristi shprehet se në vitin 2025 opozita duke mos patur mundësi të fitojë do duhet të marrë 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD.

''SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.

Garazhet ti mbajnë kalamajtë e kryetarve. Dyqanet ti mbajnë grate dhe kunatat e tyre.
Zyrat e partisë në tarracë dhe shohin pushtetin me dylbi'', shkruan Spahiu.

Ndërkohë Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion projektin e kullës që pritet të ndërtohet në vend të parku, pas TKOB-së.

Anëtarja e PD-në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa, ka dorëzuar këtë të martë dosjen në SPAK, ndërsa për mediat tha se ky Partia Demokratike do të denoncojë të gjitha aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.

kreshnik spahiu

Lini një Përgjigje