TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2023, 13:40

Sa kushton “taksa” e tërmetit që do vendosë qeveria Rama?

Shkruar nga Pamfleti
Sa kushton “taksa” e tërmetit që do vendosë qeveria
Edi Rama

Një banesë mund të sigurohet sot për dëmet nga zjarri, shpërthimi, rrufeja dhe tërmeti. Sipas opsionit që zgjedhin qytetarët, çmimi për sigurim të pjesshëm ose të plotë varion nga 3500 deri në 10 000 lekë.

Formula që llogaritet është e lidhur me zonën ku gjendet shtëpia dhe me sipërfaqen, cka do të thotë se kartoni mund të blihet më shtrenjtë ose më lirë, por megjithatë, çmimi për një apartament me sipërfaqe 100 m2 arrin 5000 lekë.

Sigurimi i shtëpisë ka qenë vullnetar, por një propozim i hershëm synon që tashmë ta bëjë të detyrueshëm vetëm për dëmet nga tërmeti.

Projektligji nuk përcakton çmim, por çmimet referencë që ofrojnë kompanitë e sigurimit tregojnë se familjet do të paguajnë rreth 5000 lekë në vit për banesën e tyre.

Me këtë propozim, nuk do të sigurohen ndërtesat e vjetra me argjile ose qerpiç, strukturat me fibër-kallami dhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme.

Detyrimin për blerjen e policës nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira dhe banesat në proces legalizimi.

Për shtresat sociale në nevojë, kartonët do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Ideja e një skeme kombëtare të sigurimit nga tërmetet u rikthye në tryezën e qeverisë pas tërmeteve të vitit 2019, por u la sërish në harresë për pothuajse katër vjet, deri në publikimin e papritur të një projektligji ti ri në fillim të kësaj jave. 

sa kushton “taksa” e tërmetit rama

Lini një Përgjigje