
Teksa ka dhënë detaje mbi tragjedinë në Shkodër, gazetarja, Anila Hoxha tha se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.
Sipas saj, dëshmia e saj është vendimtare. Po ashtu tha se është kërkuar ndihma e kompanive celulare për qelizat telefonike për të parë nëse bashkëshorti i saj ka qenë aty afër.
Hoxha: Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rënduar.
Të ndjerët kishin një qese, kishin çokollatë, patatina, shtegu i fundit, momenti i fundit i tyre, çështja është regjistruar për shkaktim vetëvrasjeje, akuzën e vrasjes ndaj tre fëmijëve, e dyshuara kryesore ka humbur jetën dhe çështja nuk mund të vijohet.
Zyrtare është që i vetmi dyshim që grupi hetimor ka që gruaja u shty drejt vetëvrajes prej dhunës psikologjike, një e dhënë kuptimplotë është që është kërkuar provë në qelizat e telefonit një nga albitë nëse ka qenë rreth perimetrit bashkëshorti duke qenë në urën e Bunës, në dëshminë e tij tha se isha në dyqanin e celularëve, që është larg vendit të ngjarjes, tregon vendndodhjen, për të provuar shkencërisht duhet përgjigje nga kompanitë celulare.
Lini një Përgjigje