TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2024, 22:12

“Ti ke mllef”/ Bushati përplaset me Zogajn për efikasitetin e SPAK: Ka dështuar, nuk guxon të thërrasë Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

“Ti ke mllef”/ Bushati përplaset me Zogajn për

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj kanë debatuan sa i takon efikasitetit dhe pavarësisë së SPAK-ut për të hetuar pushtetarët, duke nisur nga Edi Rama.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se fakti që Rama as nuk merret në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, do të thotë se drejtësia e re është si e vjetra që nuk guxonte të pyeste Berishën dhe djalin e tij. Por Zogaj tha se qëndrimi i Bushatit ndaj SPAK-ut është mllef i vjetër dhe pa argumente.

Pjesë nga debati në studio:

Andi Bushati: deri tani, me 5-6 vite aktivitet, SPAK-u ka shërbyer vetëm si makineri për të forcuar regjimin e Ramës dhe pushtetin e tij personal. Në këtë kuptim Rama nuk e ka frikë SPAK-un. A do ta ketë 80 për qind, po edhe 100 për qind vegël, mos vë Dumanin, por vë Kondilin, mos vë Dumanin, por vë hajvanin. Por kjo është për kontrollin 100 për qind. Kjo është si ajo barcaleta në kohën e komunizmit që e kapi gruan duke e tradhëtuar dhe u tha shokëve që do të shkoj ta vras atë të poshtrin që po më bën mëkatin në ship. Kur s’I bëri gjë tha: Epo unë e nxorra këmbën nga rreshti, u tregova trim. Kjo është historia e SPAK-ut me Ramën dhe kjo është fabula që po Rama do të ketë nën kontroll jo 80, por 100 për qind. U ka lënë 20 për qind këtyre ambasadorëve që të xhonglojnë. I thonë na dorëzoi këtë mor burrë. Lefter Kokës shkruaja ti dorëheqjen se ne pastaj do ta marrim në burg. Tani ta marrim këtë si drejtësi të pastër që po lufton korrupsionin kur autori I skemës së inceneratorëve as nuk guxohet të merret në pyetje, njësoj si drejtësia e vjetër nuk guxonte ta merrte as Shkëlzenin, as Saliun për Gërdecin, as Saliun për 21 janarin. Këta janë fiks si drejtësia e vjetër që gjasme shembën.

Venerojnë, venerojnë liderin dhe gjuajnë cironkat.

Preç Zogaj: Ky(tregon Bushatin) Referon dialogjet që shpik vetë.  Ato ambasadorët, ato. Absurde. Këtë mund ta vazhdosh tërë jetën, nëpër kafene ku të duash ti.

Andi Bushati: Kjo është në kishë, kjo që thua ti Preç. Ti thua unë besoj te prifti im dhe s’më duhen faktet.

Preç Zogaj: Ti s’ke asnjë fakt.

Andi Bushati: Fakti im është shumë I thjeshtë.

Preç Zogaj: Ti ke një mllef tëndin, sepse aty takohemi por nga një pozitë tjetër, po mllef ndaj kujt nuk kam. Por nuk referon asnjë argument, do të isha shumë I interesuar të thojë një argument. Ke një ide fikse që të është ngulur në kokë.

Andi Bushati: Ta dhashë argumentin. Ti ke religjion prej besimtari.

Preç Zogaj: Faktet. Ne jemi para shumë fakteve.

Andi Bushati: Hajde marrim faktet. Të të bëj një pyetje të thjeshtë, aq sa e ke ndjekur ti, se s’jemi specialist, çështjen e inceneratorëve? Mos ta thirrnin në SPAK, por ta merrnin në pyetje këtë Edi Ramën. Mund ta bënin kaq këta heronjtë e fëmijëve tanë?

Preç Zogaj: Ata mund të bënin këtë dhe më shumë se këtë. E thashë që pritshmëritë janë më të larta. SPAK duhet t’u shkojë deri në fund hetimeve?

Andi Bushati: Kujt u ka shkuar deri ën fund hetimeve? Një dosje, një dosje që ti je I kënaqur që me këtë dosje SPAK-u ma ka zbardhur.

Preç Zogaj: Unë nuk jam si shumë prej jush që të ndërsej SPAK-un, kape këtë, kape atë.

Lini një Përgjigje