
Analisti Pano Soko ka komentuar fjalimin e gjatë të kryeministrit Rama, dy ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.
Ai u shpreh se Rama po flet tani për SPAK-un se po i shkon afër “shtëpisë” së vet, teksa shtoi se këtë reformë do ta bëjë me Berishën, i cili është prej 4 muajsh ndodhet në arrest shtëpie nga SPAK-u.
“Rama po flet tani për SPAK se po i shkon te “shtëpia” e vet. Po i shkon te njerëzit e tij të afërt, si sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Kush u ankua për reformën në drejtësi, që tani thuhet se duhet reformuar? Ata që kanë qenë të targetuar. Dhe ndaj do ta bëjë. Do ta bëjë me Berishën që është vetë objekt i hetimeve të tij. Qëndrimi i tij nuk është as bërë për blerë dhe shitur ndonjërin, por për ta ndryshuar SPAK-un tani që po i shkon afër “shtëpisë”, se po na ha edhe ne”, tha Soko për "TPZ".
Lini një Përgjigje