
Analisti Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, tha se shërbime partnere të NATO-s janë futur garant për të mbrojtur kryeministrin.
Spahiu shtoi se pas deklaratës kërcënuese të kryeministrit grek, Mitsotakis, i cili i tha se nuk do t’ia lehtësojnë vizitën e së dielës, shërbimet e huaja janë futur në lojë pasi e kanë marrë si kërcënim deklaratën e Mitsotakis.
“Duhet të ndërpresë me çdo kryeqytet por duhet të shkojë në Athinë, nuk duhet të shkojë në Evropë, nuk i njeh të drejtën e votës emigrantëve, është i aftë të numërojë turistë, por qytetarët shqiptarë që janë emigrantë, duhet të shkojë në Greqi dhe të ndalojë në shtetet të tjera se arsyet janë me dhjetëra që t’i kthejë haraçin Greqisë.
Ata nuk njohin as të drejtën e gjuhës, as të shkollës, në këto kushte por shkak se ka krijuar një terren, për këto arsye për shkak të reciprocitetit. Vënia e dinjiteti për të hequr dorë nga inferioriteti që kemi me Greqinë. Perëndimi është në krahun e Shqipërisë dhe jo në krahun e Athinës.
Janë futur garant shërbime partnere të NATO-s, sepse deklarata e Mitsotakis ishte një kërcënim për jetën e kreut të shtetit shqiptar duke thënë që nuk do t’ia lehtësojmë, janë futur në lojë disa shërbime të huaja, duhet ta mirëpresin dhe nuk duhet ta lënë vetëm, kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë në sheshin Omonia i pastrehë”, u shpreh Spahiu për “TCH”.
Lini një Përgjigje