TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 21:34

Dy ditë sulm, një ditë pushim/ Çfarë fshihet pas “shpërthimeve” të Metës ndaj SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Dy ditë sulm, një ditë pushim/ Çfarë fshihet pas

Prej kohësh është folur se Meta po tenton që të arrijë një marrëveshje me drejtësinë dhe nga ajo çfarë shihet, duket se negociatat ende vazhdojnë.

Këtë javë të gjithë po prisnin arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta. Lartë e poshtë u fol se SPAK-u kishte në dorë urdhër-arrestin për Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, por deri më sot, asgjë nuk ndodhi.

Fjalët se urdhër-arresti ishte lëshuar, risollën sulmet e Metës ndaj SPAK-ut dhe sa herë ish-presidenti godet SPAK-un, duket sikur ujërat qetësohen dhe zërat për arrestim shuhen. Më shumë sesa frikë e SPAK-ut, ky skenar duket si një pazar që luhet në fshehtësi. Prej kohësh është folur se Meta po tenton që të arrijë një marrëveshje me drejtësinë dhe nga ajo çfarë shihet, duket se negociatat ende vazhdojnë.

Kjo vihet re dhe tek mënyra e sulmit të Metës ndaj SPAK, ku dy ditë e sulmon nga koka të këmbët gjithë strukturën e Posaçme, pastaj ditën tjetër sillet sikur SPAK nuk ekziston dhe as nuk e përmend fare. Kështu ndodhi në fillim të “lajthitjes” së Metës, ku pas sulmeve të furishme ndaj SPAK-ut, krejt papritur ai ndryshoi retorikë duke hequr dorë nga sulmet dhe kërcënimet, madje shkoi deri aty sa tha se fjala “torollak” nuk i referohej Dumanit, por Edi Ramës.

E njëjta gjë u përsërit më vonë, ku pas fjalëve se ai do të arrestohej, Meta doli në konferencën e PL-së, e kërcënoi se do të dërgonte mbështetës në derën e SPAK. Ndërkohë disa ditë më vonë në Konventën e PL-së, nuk u përmend fare fjala SPAK apo Altin Dumani.

E njëjta histori u përsërit këtë javë, ku pas fjalëve se të martën, atij do t’i viheshin prangat, Meta rinisi sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Pas dy-tre ditësh deklarata nëpër media duke sulmuar SPAK-un dhe Dumanin, sot Meta e bëri sërish pushim dhe heshti. Siç u mësuam tashmë me këtë histori, heshtja e Metës do të thotë se ai ka arritur marrëveshje me SPAK-un për të shtyrë arrestimin e tij.

Thënë ndryshe, për aq kohë sa loja “macja-miu”, vazhdon mes Metës dhe SPAK-ut, arrestimi i kreut të PL-së do të vazhdojë të shtyhet./Pamfleti

meta spak

Lini një Përgjigje