TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 19:02

“Mungesa e votës së diasporës ulëritëse”, Genc Burimi akuza politikës: Thonë ‘dakord’ sa për sy e faqe

Shkruar nga Pamfleti

“Mungesa e votës së diasporës ulëritëse”,

Gazetari Genc Burimi deklaroi se mungesa e votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, mund t’i çojë këto votime të ardhshme në një kaos.

Mungesën e votës së diasporës, Burimi e konsideroi si ulëritëse, teksa sipas tij, kjo mangësi do të shfrytëzohet nga partitë politike që nuk do njohin zgjedhjet.

“Çështja e votës së Diasporës nuk po i motivon në mënyrë radikale partitë politike. Të gjithë për sy e faqe thonë ‘jam dakord’. Kemi po ashtu një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të detyrueshëm votimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës”, u shpreh Burimi për Syri Tv.

Më tej, Genc Burimi nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se ai nuk e dëshiron votën e diasporës dhe mund t’i marrë përsëri zgjedhjet me manipulime.

“Sipas gjasave, nëse nuk ndodh gjë Rama i merr prapë zgjedhjet me manipulime. Kjo mangësi ulëritëse sot, nesër do të shfrytëzohen me shumë mundësi nga parti që nuk kanë interes të njohin zgjedhjet. Në Shqipëri nuk kemi shumë analiza prospektive, siç kemi në perëndim”, tha Burimi.

gazetar diaspora gend burimi

Lini një Përgjigje