TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2025, 21:10

"Dritan Rexhepi do të 'kyçë' gojën para drejtësisë", Karamuço: Ka tentuar të vrasë prokurorë

Shkruar nga Pamfleti

"Dritan Rexhepi do të 'kyçë' gojën para

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Turqia. Rexhepi është i njohur si një prej kokave të trafikut të kokainës dhe i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve nga burgu.

Karamuço tha se Dritan Rexhepi e njeh shumë mirë kodin e heshtjes, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë gjasë, që ai të bëhet i penduari i drejtësisë shqiptare.

Ai theksoi se Dritan Rexhepi ka pasur tentativa të mirëfillta për të eliminuar fizikisht prokurorë në Shqipëri. Sipas ekspertit, Rexhepi ka shpresën e madhe tek arratisjet, një “ves” të cilin e ka shfaqur disa herë edhe në shtete të tjera.

Sipas Karamuços, kjo është sfida më e madhe që ka sot drejtësia në Shqipëri, me një personazh të tillë me dritë-hije të mëdha.

“Ky nuk flet, sepse po foli do shpalosë një sërë linjash të tjera dhe gjëra që ne as si kemi menduar. Nuk pendohet. Ky ka pasur tentativa për të vrarë prokurorë në Shqipëri. Ky vetëm ka shpresën e një arratisjeje. Kjo është sfida më e madhe që kemi sot”, tha Karamuço për “Abc News”.

Lini një Përgjigje