
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Log.” duke folur për kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se ai është një kriminel shqiptar atipik që merret me narkotrafikun, por nuk është bosi i mafies në Ekuador.
Sipas tij, jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës.
“Dritan Gjika, shkodrani e ka nofkën, është një kriminel shqiptar atipik. Është marrë me narkotrafik. Jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës.
Ata që janë gjatë në lojë, nuk e ngatërrojnë biznesin. Ai i çmenduri në Venezuelë del dhe thotë se po na prish zgjedhjet mafia shqiptare.
Ky njeri është ekspozuar për lidhje politike që pati. Nuk është bosi i mafies. Kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet. Gjika u fuqizua sidomos kur erdhi presidenti nga e djathta politike e Ekuadorit që ishte Ceo i bankës. Jo çdo shqiptar në Venezuelë është trafikant.
Ata që drejtojnë rrugët e kokainës nuk kanë pasaportë shqiptare. Ky personi për shkak të lidhjeve pati akses, por presidenti aktual që është sot në Venezuelë, është betuar se do të godasë komunitetin shqiptar”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje