TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 22:19

Pse Gjokutaj “braktisi” Ilir Metën? Llabani jep detaje: Hoqi dorë papritur, tani do ta mbrojë Kujtim Cakrani

Shkruar nga Pamfleti

Pse Gjokutaj “braktisi” Ilir Metën? Llabani jep detaje: Hoqi

Ilir Meta nuk do të mbrohet më nga Genc Gjokutaj. Edhe pse ky i fundit u promovua nga meta dhe u bë pjesë e strukturave të PL, duket se diçka ka ndodhur dhe Gjokutaj ka hequr dorë nga çështja.

Sot që Meta u mor i pandehur, ai u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani. Lidhur me këto zhvillime ka folur gazetarja Anduena Llabani.

Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë. Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani në “Now”.

 

Lini një Përgjigje