
Gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.
Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.
“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhtar brenda partisë, por tradhtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me letër brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e Sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhtarin brenda partisë”, tha ajo te Erla Mëhilli.
Lini një Përgjigje