
Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin lidhur me dosjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Gazetari Ermal Vija në Real Story tha se celulari i Kryemadhit lidhi rrjetën dhe sekuestrimi i tij në shtëpinë e nënës së saj rezultoi çelësi i hapjes së dosjes për të.
Ndër personat e thirrur dhe pjesë e dosjes janë eksponentë të LSI si Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili etj.
“Sa i takon eksponentëve të thirrur nga Partia e LSI, janë Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari dhe një gazetar.
Është Pirro Xhixho që është marrë në hetim dhe ka pasur rolin si drejtues i AKEP ku mendohet se ka pasur ndërhyrje të çiftit Meta Kryemadhi për një marrëveshje.
Në dosje ka katër persona, përveç çiftit Meta-Kryemadhi. Dhe celulari i Kryemadhi lidhi rrjetën, sekuestrimi i këtij celulari që u gjet në shtëpinë e tij rezultoi çelësi i hapjes së dosjes së Kryemadhit”, tha Vija.
Lini një Përgjigje