
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona.
Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se hetimi do shkojë drejt fundit.
Sipas Karamuços, personat në PL të përfshirë, do fillojnë të shesin njëri-tjetrin.
“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për një person që ka dëshmuar, por disa persona, përveç Kastriot Ismailajt.
Është shtuar radha e personave që i janë bashkëlidhur dëshirës dhe thirrjes së SPAK për të dëshmuar dhe për të zbërthyer nga frika, se mos ishin edhe ata pjesë e hetimit, dhe për të dalë nga radarët e këtij institucioni.
Ky hetim do të shkojë drejt fundit dhe do të marrë dënim, sepse tani jemi në fazën e komunikimit të akuzës.
Ne bëjmë deduksione. Është rënduar opozita dhe ka filluar kundërofensiva. Mbase nuk janë të atij niveli që shiten”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje