TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 16:45

Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’? Flet Drejtori i Antimafies italiane: SPAK mori kohë për përkthimin e dosjes

Shkruar nga Pamfleti

Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’? Flet Drejtori i Antimafies

Drejtori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur për operacionin 'Ura' të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë.

I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palën italiane për ekzekutimin e vendimeve

Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht", tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi për “Syri Tv”.

Carbone  u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Lini një Përgjigje