TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 20:21

“Operacioni nuk u dekonspirua”, Karanxha zbërthen operacionin “Ura”: Droga shkonte në Evropë, në Shqipëri vinin vetëm paratë

Shkruar nga Pamfleti

“Operacioni nuk u dekonspirua”, Karanxha zbërthen operacionin

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se operacioni “Ura” mes SPAK dhe Antimafias italiane nuk u dekonspirua. Sipas Karanxhës në Shqipëri vinin vetëm paratë dhe jo droga.  Ai ka thënë deh pasojat që vijnë nga paratë kriminale.

Italia ka kohë që i ndjek këto grupe. Nëse janë të provuara veprimet e bëra, ka qenë Bari qendra, jo ne. Kur jemi vënë në dijeni kemi bërë lëvizje. Droga nga Ekuadorit shkon në Europë, në Shqipëri vijnë paratë. Ata kanë ndjekur paratë që vinin me autobusë, kanë ndjekur paratë. Ne jemi përfituesit e të ardhurave. Qendra ka qenë aty ku pakësohen të ardhurat, pakësohen në Europë e vinin në Shqipëri. Kemi shumë para që vidhen këtu dhe ne nuk i kanë ndjekur. Ata i ndjekin paratë e veta.

Kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar. Procedim në Itali e Shqipëri. Thëniet e Dumanit duhet të çmohen me prova të tjera.

Këtu janë të ardhurat që vijnë nga perëndimi.

Çfarë pasojash ligjore ka në Shqipëri? Këto para shkelin konkurrencën e lirë. E dyta është se grupet kriminale forcohen dhe mund të synojnë dhe pushtetin politik.

Policia e Shtetit është vënë në lëvizje dy ditë para. Kjo çështje penale, SPAK ka agjentët e vet të policisë dhe ata mund t’i bëjnë veprimet hetimore. Edhe Policia e Shtetit pavarësisht se mund të jenë lashtë, ka diçka pozitive që nuk ka pasur rrjedhje informacione, fakt i konfirmuar dhe nga autoritetet italiane”, tha ai në MCN.

Lini një Përgjigje