TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 22:31

Kujt kërkon t’ia ‘ngecë’ Meta lobimin në SHBA? Avokati: Një anëtar i LSI veproi pa dijeninë e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

Kujt kërkon t’ia ‘ngecë’ Meta lobimin në SHBA?

Ilir Meta u mor sot i pandehur nga SPAK, teksa ka pasur disa mesazhe të forta sot. pas komunikimit të akuzave, avokati i tij Kujtim Cakrani dha sinjale se ka emra të tjerë që kanë qenë me LSI që duhej të ishin në burg, por jo Meta. Këtë mbrëmje ai doli në “Top Story” dhe foli sërish për këtë gjë.

Kujtim Cakrani: Te partitë politike mblidhet kryesia dhe vendosin për një lobim.

Arbër Hitaj: Janë shumë para që nuk dihet nga kanë ardhur. SPAK dyshon që këto para janë të padeklaruara.

Kujtim Cakrani: O Arbër se po bëni sikur këto para i ka marrë Meta. Paratë kanë shkuar për lobim. Zoti Meta nuk di asgjë. Kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj). Është kërkuar nga cila llogari bankare kanë hyrë këto para dhe ata thonë nuk i ruajmë këto të dhëna më shumë se 10 vite. Kontratën e kishte bërë Partia e Lirisë, ajo figuron e regjistruan në Fara.

Tani, një personazh tjetër i PL që ka qenë anëtar më parë e sot është afër kryeministrit, është lidhur me një grek që kishte influencë në SHBA dhe ai ka bërë veprime pa dijeninë e zotit Meta. Ai personazh është thirrur në SPAK dhe thotë nuk di gjë. Ndërkohë që ka miqësi me grekun, ka hyrë, ka dalë, ka pirë. Zoti Meta nuk ka hedhur firmë.

 

Lini një Përgjigje