TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 13:41

Dritan Dajti lë qelinë, nën masa të rrepta sigurie merr pjesë në varrimin e nënës së tij!

Shkruar nga Pamfleti

Dritan Dajti lë qelinë, nën masa të rrepta sigurie merr

Dajti ka marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Dritan Dajti ka lënë për disa orë qelinë ditën e sotme. Nën masa të rrepta sigurie Dajti ka marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dritan Dajti është shoqëruar nga polica nën masa të rrepta sigurie dhe po kthehet sërish në burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm

Mësohet se për të siguruar pjesëmarrjen e tij në varrim dhe kthimin sërish në qeli, janë angazhuar forca të shumta policie, nga forcat RENEA dhe ato të burgjeve.

Kujtomë se pak javë më parë Dajti ka kërkuar lirimin e tij nga burgu, pasi ai pretendon se e ka përfunduar dënimit me 25 vite burg, pretendim që i është mohuar deri më tani.

Lini një Përgjigje