TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 13:13

“PD mban në pushtet Ramën”, Spahiu ironizon ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Diaspora do votojë, Edi dhe Saliu do numërojnë!

Shkruar nga Pamfleti

“PD mban në pushtet Ramën”, Spahiu ironizon ndryshimet

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike është bërë pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, juristi u shpreh se për të mbajtur monopolin opozita PD po shkatërron partitë e vogla.

PD është bërë pengesa kryesore për rrotacionin politik. Për këtë arsye të gjitha partitë e tjera duhet të bëhen bashkë, nga Lapaj, te Nisma Thurja, Arlind Qori dhe vetë Basha me partinë e re. Të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë të kundërshtojnë këtë pazar politik në GJK se përndryshe janë të vdekura. Ndërmjet të tjerave marrëveshja Rama-Berisha ka shkatërruar partitë e reja dhe mundësitë për të krijuar një pol të tretë.

Duke mbyllur listat partitë e reja nuk mund të bashkëpunojnë për koalicion pasi duhet një listë e përbashkët. Debate kryesore me partitë e vogla, që synojnë të jenë kundër, do të do të lindi në renditjen e listës. Tani me ligjin e para 4 viteve, u hoq mundësia e koalicioneve dhe të gjithë do të kenë një logo partie. Me një gur kanë vrarë dy zogj, kanë siguruar pushtetin e tyre dhe kanë shkatërruar partitë e vogla. Këta bëjnë një lojë me njëri tjetrin ku kanë shkatërruar pluralizmin dhe kanë vrarë garën”, tha Spahiu.

Me ironi Spahiu komentoi dhe votën e Diasporës e cila për herë të parë do të votojë në zgjedhjet parlamentare. Juristi tha se diaspora do të votojë, por Rama dhe Berisha do të numërojnë.

Logjika juridike dhe politike e asaj që miratoi dje PD dhe PS diaspora do të votojë, pro Rama dhe Berisha do të numërojnë. Këta do të asgjësojnë dhe manipulojnë votën e diasporës. Të nesërmen do të bëhen pishman që është miratuar kjo mënyrë e sistemit të numërimit të votës.

Procedura është e vështirë pasi gjysma e emigrantëve nuk e deklarojnë rezidencën  tyre. Nuk duan të deklarojnë adresën ku jetojnë, ju garantoj se nga 1.5 mln s’kanë për të votuar as 50 mijë veta dhe në këto 50 mijë do të jenë vota të kontrolluare. Rama dhe Berisha do ti numërojë dhe asnjë votë nuk do të shkojë për partitë e reja”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje