TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 11:19

Nesër mblidhet Kongresi i PS-së, çfarë pritet të ndodhë?!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër mblidhet Kongresi i PS-së, çfarë pritet të

Partia Socialiste mbledh të dielën Kongresin Zgjedhor. Pas dy shtyrjeve, ora 11;00  e ditës së nesërme do të gjej të mbledhur në Tiranë kongresin e Partisë Socialiste.

Pavarësisht se PS-ja nuk ka publikuar një agjendë, ditën e nesërme pritet të votohet Asambleja e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.

 Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Gjithashtu pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025. Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.

Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin. Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse kjo nuk do të ndodhë në kongres, atëherë pak përpara nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës do të mësohet emri i kryetarit të ri të kuvendit.

Lini një Përgjigje