Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Genc Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore. Gjokutaj ka folur me një gjuhë shumë të ashpër, duke bërë thirrje për luftë civile.
Ai arrin deri në kërkesë për vrasje. Avokati i Berishës u thotë qytetarëve të vrasin patronazhistët, të rrahin policët dhe të thyejnë çdo sportel.
“Te dashur Shqiptare! Diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore! As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet në vjedhje dhe jo me përmirësim të ligjit apo ashpërsim dënimi! Vetëm revolta popullore dhe forca njerëzore shkulin hajdutet nga pushteti! Shqiptare qe e doni Shqipërinë dhe jo qe dini shqip! Dilni nga shtëpitë sot!
Thyeni çdo sportel që ju kërkon shpirtin! Rrihni çdo polic që mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen! Vetëm kështu Shqiptaret mund te bëhen Zotërinj dhe Shqipëria Zonje!”, ka shkruar Gjokutaj.
Lini një Përgjigje