TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 12:41

“Rrihni policët dhe vrisni patronazhistët”/ Pas thirrjeve për dhunë, procedohet penalisht avokati i Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

“Rrihni policët dhe vrisni patronazhistët”/ Pas thirrjeve

Pas thirrjeve për akte ekstreme në rrjetet sociale, nga ana e avokatit  Genc Gjokutaj, ndaj tij është nisur një procedim penal.

Ky i fundit pas miratimit të rndryshimeve prë Reformën gjyqësore, bëri një postim në rrjetet socialë ku bënte thirrje për dhunë, vrasje dhe destabilitet.  

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje