TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 13:02

“Rama ka marrë peng Berishën, e përdor si gogël”, Spahiu për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor: Teatër Komik!

Shkruar nga Pamfleti
“Rama ka marrë peng Berishën, e përdor si
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me miratimin e Kodin të ri Zgjedhor. Ai ka cilësuar si teatër komik votimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor.  

Sipas Spahiut, Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët.

Juristi theksoi se të gjitha marrëveshjet famëkeqe, ndodhin kur ambasadori amerikan nuk është në Shqipëri. Me votimin e këtij Kodi Zgjedhor sipas Spahiut, kanë garantuar vazhdimësinë e Ramës në pushtet.

“Ky është një teatër komik që i jep fund dilemave të publikut që mendonin se kanë të bëjnë me një luftë politike me Ramës dhe Berishës. Rama po e përdor Berishën si një patronazhist me të cilin po arrin qëllimet e tij politike. Ky teatër komik nxjerrë zbuluar përdorimin që Rama po i bën Berishën. E përdor si gogol për të trembur amerikanët.

Konkluzioni është Rama mban pushtetin, Berisha mban kreun e opozitës. Premtimi i tij që nuk do të bashkëpunonte me non gratën tashmë është zbehur. Të gjithë marrëveshjet famëkeqe te estabilishmentin politik ndodhin kur ambasadori amerikan nuk ndodhet në Shqipëri. Ndodhin kur është sezon pushimesh, ose në periudhë Krishtlindjesh.

27 deputetë e opozitës që votuan listat e mbyllura kanë votuar edhe kundër Kushtetutës, kundër sistemit pluralist. Kundër demokracisë. Këta deputetë janë patronazhnistët e Edi Ramës, janë fatkeqësia e sistemit demokratik në Shqipëri, duke qenë në patronazh të Edi Ramës i kanë garantuar vazhdimësi të pushtetit të tij”,  tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje