TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2024, 13:40

U procedua penalisht pas thirrjeve për dhunë, Gjokutaj kërkon të shfajësohet: Ishte metaforë!

Shkruar nga Pamfleti

U procedua penalisht pas thirrjeve për dhunë, Gjokutaj kërkon

Menjëherë pasi u njoftua se ndaj tij ka nisur një procedim penal për thirrjet e dhunës në rrjetet sociale, avokati Genc Gjokutaj ka publikuar një tjetër status, në përpjekje për t’u shfajësuar.

Gjokutaj u bëntë thirrje njerëzve për revoltë, duke u thënë “vrisnin patronazhistët e rrihni policët”.

Në statusin shfajësues ai thotë se nëpërmjet asaj deklarate nënkuptonte kundërshtimin e shtetit.

 “Mbrëmë kam bërë një status në të cilin bëhet fjalë mbi konceptin tim për rrotacionin politik i cili duhet të bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet në status si …..thyeni çdo sportel që ju merr shpirtin nënkupton kundërshtimin ndaj administratës së korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic që mbron hajdutet nënkupton kundërshtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit që merr në mbrojtje hajdutët!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen nënkupton zhdukjen e sistemit të patronazhimit i cili vjedh votën e lire!

Te nderuar Miq!

Sot nëpërmjet Medias erdha në dijeni të procedimit penal ndaj meje në lidhje me këtë status!

Konsideroj dhe bëj me dije se asnjëherë në jetën time nuk kam shkelur ndonjëherë ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunën por me forcën e Opozitës ne përballjen me Shtetin që po gërryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem një kundërshtar i kësaj mazhorance duke luftuar çdo ditë për mbrojtjen e ligjit dhe Lirisë së nëpërkëmbur nga pushteti!

Lini një Përgjigje