TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 10:30

Drejtuesit e PD në qarqe, 'shpërthen' Murrizi: Janë caktuar njerëz pa peshë, e gjitha nga ‘paçavurja' e Berishës dhe Ramës në vitin 2008

Shkruar nga Pamfleti

Drejtuesit e PD në qarqe, 'shpërthen' Murrizi: Janë

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka kritikuar listën e Partisë Demokratike me 12 drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën zgjedhore.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Murrizi u shpreh se në disa qarqe janë caktuar njërëz pa peshë, ndërsa nga ana e PS ‘janë caktuar mashtrues’.

Për këtë, Murrizi fajësoi marrëveshjen Rama-Berisha e bërë në vitin 2008.

“Unë nuk kam folur me z.Berisha, ai ka folur me Flamurin. Debate ka pasur në Kryesi, por qarqe specifike. Problemi është që mundësia për t dërguar njerëz që nuk kanë peshë apo mashtrues që dërgon Rama, lind falë pazarit të ndyrë duke mashtruar këta të PD-së. Është një e pavërtetë e madhe dhe e turpshme.

Damiani dhe Oerdi tentuan të bënin një herës. Sajuan atë që 1/3 duhet të jenë të mbyllyra, e turpshme. Pazari është bërë te kodi, këtë listë me individë që nuk kanë peshë por kanë qenë turistë, vjen produkt i paçavures së prillit 2008, ku shqiptarët thjesht votojnë nuk zgjedhin”, tha Murrizi.

murrizi drejtues ps qarqe

Lini një Përgjigje