
Çudirat me policinë e Çuçit nuk kanë të sosur, punonjës policie të mbytur në korrupsion, të përfshirë në trafikun e drogës. Një ndër ta është dhe Drejtori i “AMP” Vlorë- Sarandë Vilson Dine.
Vilson Dine ka qenë dy vjet Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë ku jo pak herë ka qenë i përfshirë në kontrabandën e pijeve alkoolike, Cigareve, trafikut të drogës, ato të qenieve njerëzore për të cilat do të flasim në vijim.
Nëpërmjet njohjeve të drejtorit të “AMP” Vlorë- Sarandë Vilson Dine me miken e tij të vjetër Aida Hajna aktualisht drejtuese e “BKH”, ky personazh është katapultuar në drejtues të AMP në Vlorë.
Vilson Dine në cilësinë e drejtuesit ka nën mbikëqyrje “DVP” Vlorë dhe “DVP” Gjirokastër. Dhe në cilësinë e shefit nën vrasi mjeshtrin dhe ujkun e vjetër të korrupsionit Vaso Kalluci.
Vilson Dine nëpërmjet Kalluçit ju vë gjoba bizneseve në Sarandë Ksamil dhe njëkohësisht punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit.
Drejtori Vilson Dine është dhe agjenti i shërbimeve sekrete Izraelite por nuk është i konstatuar dhe ndëshkuar nga organet ligj zbatuese pasi nëpërmjet informacioneve kofidenciale, rezulton se ky drejtues mbrohet nga drejtuesja e BKH Aida Hajna.
Dine në facebookun e tij të emërtuar Sonny Brasco deklaron se është drejtor rajonal I institutit të Inteligjencës dhe forcave operacionale Mosad, “Regional Director presso The Institute for Intelligence and Special Operations (Mossad)”.

Ndoshta mikja e tij Aida Hajna nuk ka dijeni për këtë fakt, pasi nuk do ta mendonim se ajo do ta promovonte në krye të AMP Vlorë nja agjent të shërbimeve të huaja.
Ky aktivitet kriminal lejohet nga treshja Vilson Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu. Të cilët në të paktën 50 raste (janë përfshirë në veprime korruptive me qëllim lejimin e ndërtimeve informale (fakte të cilat do të publikohen në vijim).
Treshja Vilson Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu janë të përfshirë dhe në shpërndarjen e lëndëve narkotike (fakte të cilat do të publikohen në vijim).
Në vijim do të publikojmë, me fakte se si funksionon celula kriminale Vilson Dine, Vaso Kalluci dhe shefi i krimeve të Komisariatit Sarandë Sentilian Ndreu. Do të publikojmë aferat se si Vaso Kalluci trafikon narkotikë nëpërmjet dy nipërve të tij.
Do të publikojmë aferat se si shefi i AMP, Vaso Kalluci trafikon narkotikë nëpërmjet dy nipërve të tij. Do të publikojmë se me çfarë lekësh Kalluci ka blerë tre pasuri në Sarandë dhe se si me rrogën e tij ai ka ndërtuar pa leje një vilë në Dunavat të Gjirokastrës./Infront.al
Lini një Përgjigje