TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Korrik 2023, 13:14

Jo gjueti shtrigash, realiteti është ky!

Shkruar nga Ramazan Bekteshi

Jo gjueti shtrigash, realiteti është ky!

Çka na qenka këtu kontestuese përveç një realiteti? BE-ja, me zgjedhjen e saj fatale të Borrelit dhe Lajçakut, dy njerëzve kyç për dialogun Kosovë-Serbi, dy diplomatë pro-serb që vinë nga dy vende mosnjohëse të Kosovës e kanë dërguar dialogun në rrugë pa dalje!

E vërteta e deklaratës së D. Gërvallës: “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre.”

Paradoksi I: opozita e mjerë, me argatin e disa vasalëve mediatikë dhe KM Rama i janë hedhur në shpinë qeverisë së Kosovës që mundohet të shtrijë sovranitetin e vendit dhe mos u lëshojë hapësirë të udhëheqin me veriun e vendit kriminelët që kjo opozitë ua bëri të mundur dhe i akomodoi.

Paradoksi II: si disa gratë kukulla të opozitës, që në politikë janë katapultuar pa merita u janë vërsul dy grave të vendosura ( Vjosës dhe Donikës që në asnjë mënyrë nuk bëjnë kompromis me sovranitetin e vendit) duke mos zgjedhur mjetin dhe leksikun e çartur vetëm që të vinë në pushtet si të dëgjueshme, qoftë edhe nëse pëson Kosova. Gruaja kundër gruas është shndërruar në një ulkonjë, një paradoks i ri sepse gratë vazhdimisht na e zbardhën fytyrën për ndryshim nga disa meshkuj politikanë, sahanlëpirës!

Paradoksi III: si nxirret nga konteksti një frazë legjitime ne mënyrë të paskrupullt të orkestruar pamëshirshëm nga gra e burra vetëm për të deformuar realitetin, duke çuar ujë në mulli të hasmit, e hasmi duke i cituar ata me pompozitet ne mediat serbe si shpërblim!

Është fjala për: “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre.”!

Donika: “Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë? Unë mendoj që ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit.”

ramazan bekteshi

Lini një Përgjigje