
Edhe unë dua të bëhet drejtësi që ç’ke me të, por s’jam fare i “gëzuar” që Ahmetej po arrestohet. Sepse mua s’më intereson fare se ku është e çfarë bën ai tani. Sepse ai çfarë dëmi kishte për t’ia bërë këtij vendi, ia bëri...
Edhe Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë.
Akuzat janë të renda. Ato vijnë pasi Ahmetajn e zhgraduan nga çdo post administrativ dhe politik; pasi e distancuan nga “klasa” të gjithë shokët dhe shoqet.
Shume ngazëllim vërejta në publik.
Edhe unë dua të bëhet drejtësi që ç’ke me të, por s’jam fare i “gëzuar” që Ahmetej po arrestohet.
Sepse mua s’më intereson fare se ku është e çfarë bën ai tani. Sepse ai çfarë dëmi kishte për t’ia bërë këtij vendi, ia bëri.
Ai ka qenë një nga personazhet më tipike të abuzuesit dhe gënjeshtarit publik.
E çfarë se ai do të qëndrojë disa vite në burg?
U bë drejtësia, do të thoni!!!
Po paratë?
Po modeli politik qe prodhoi një tip si ky?
Po kontributi i tij në rritjen e korrupsionit sipas modelit “shih rrushi rrushin…”.
Po mjedisi dëshpërueses e pesimist tek shoqëria, të cilit ia dha edhe ky një dorë të mirë?
Këto s’ka drejtësi që i peshon.
Ndaj korrupsioni duhet goditur kur ata që e bëjnë janë ende me luge në brez dhe jo pasi kanë batërdisur sofrën.
E megjithatë më mirë vonë se hiç!
Lini një Përgjigje