TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2023, 09:38

Dosja nga SPAK, 'e përbashkëta' e Berishës me Fatos Nanon

Shkruar nga Pamfleti
Dosja nga SPAK, 'e përbashkëta' e Berishës me Fatos
Andi Bushati dhe Sali Berisha

Analisti Andi Bushati ka komentuar procesin që po i bëhet ish kryeministrit Sali Berisha nga SPAK për dosjen "Partizani".

Bushati tha se më shumë po shkohet për të ndëshkuar një njeri, duke përdorur taktikën e “armikut politik”, se sa po bëhet drejtësi.

Sipas tij, procesi i Berishës ngjan shumë me procesin ndaj Fatos Nanos.

"Padyshim që është një nga çështjet më të vështira të drejtësisë shqiptare. Problemi nuk është sa e vështirë është çështja, por sa bindëse është drejtësia në hetimin e Berishës. Këtu po vëzhgojmë ditë pas dite që me më shumë po shkohet për ta ndëshkuar këtë njeri, se sa për të bërë drejtësi me këtë njeri. Berisha nuk po trajtohet si njeri ndaj të cilit duhet bërë drejtësi, edhe duke e dënuar, por po përdoret një taktikë e armikut politik për ta ndëshkuar.

Procesi i Berishës ngjan shumë me procesin ndaj Fatos Nanos, të dënuar nga Berisha, duke përdorur disa gjyqtarë dhe prokurorë të dalë nga plepat.

Bindja ime është që jemi në të njëjtën situatë. Berisha po dënohet nga prokurorë dhe gjyqtarë që po veprojnë si kamikazë politikë.

E ardhmja e PD do jetë e ngjashme me të ardhmen e çdo njeriu që është kritik apo kundërshtar i Ramës. Ne po kalojmë nga demokracia hibride në autokraci. Jemi në fundin e një epoke. Jemi në fundin e vrasjes përfundimtare të demokracisë dhe hapjen e një periudhe autoritare”., tha ai.

 

berisha bushati spak

Lini një Përgjigje