
Tre drejtorët e rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, sapo kanë zbarkuar në SPAK, ku do të merren në pyetje lidhur me dosjen e tenderave me kompaninë "5D".
Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë arrestuar me urdhër të SPAK për aferën e kompanisë 5D, që është denoncuar nga ish kandidati i opozitës për bashkinë, Belind Këlliçi.
Në listën e urdhër-arresteve është përfshirë edhe Taulant Tusha, ish drejtori i arrestuar më parë për inceneratorin e Tiranës, bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe një biznesmen.
Sipas njoftimit të SPAK, drejtorët e bashkisë kishin në pronësi të tyre kompaninë 5D, e cila ka ndryshuar disa herë emër dhe nëpërmjet manipulimit fitonin tenderat e institucioneve që drejtonin vetë. Sipas SPAK, manipulimi i procedurave të tenderimit është bërë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtorëve dhe punonjësve të tjerë, duke ndryshuar kriteret në tenderat që i përfitonin vetë.
Duhet thënë se zyrtarët e lartë të arrestuar janë të njohur si disa nga bashkëpuntorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Lini një Përgjigje