Alushi konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u largua nga detyra me dorëheqje në fillim të muajit mars.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Burime pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë se Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë, ndërsa pritet emërimi i drejtuesit të ri.
Elton Alushi mori drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një gare të zhvilluar për herë të parë sipas parashikimeve të ligjit të policisë. Ai qëndroi në krye të drejtorisë më të rëndësishme policore në vend për rreth një vit e gjysmë.
Alushi konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u largua nga detyra me dorëheqje në fillim të muajit mars.
Emërimi i tij në krye të Policisë së Tiranës u konsiderua surprizë në atë kohë, pasi ai u zgjodh mes disa kandidatëve në garë, ndonëse nuk kishte mbajtur më parë post drejtuesi qarku. Para këtij emërimi, Alushi kishte ushtruar funksione të ndryshme në strukturat e Policisë së Shtetit, si zv/drejtor qarku, shef sektori dhe shef komisariati.
Dorëheqja e tij u formalizua këtë të hënë, ndërsa Oliger Torba është komanduar drejtor i ri i Policisë së Tiranës.
vemje zbulueshmeria 0.
mire e beri
Po dalna i her anej ka Shqipnia se do Zoti na vje radha me u bo shef se dolen t’gjithe t’paafte ne ta lyjme ene ne ka pak gishtin.