Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojme:
Në fokus të lajmeve të ditës janë ngjarje të rënda kriminale, aksidente dhe zhvillime në drejtësi.
Një 7-vjeçar humbi jetën në aksin Elbasan–Librazhd pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga producenti Petri Bozo, i cili është arrestuar.
Në GJKKO u shty për më 8 qershor seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për shkak të mungesës së të pandehurës Ema Çoku, ndërsa SPAK mori edhe 45 ditë shtesë për hetimet ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri.
Policia ndërkohë ka goditur një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, duke arrestuar një shtetas francez dhe sekuestruar karta SIM, telefona dhe karta bankare.
Në Tiranë, një shpërthim me tritol në marketin e familjes Lika dyshohet të jetë hakmarrje për atentatin e 18 majit ndaj Kejdi Spajës.
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Kamëz, ku një 17-vjeçar mbeti në gjendje kritike pasi u plagos me armë nga shoku i tij.
Në Lezhë, gjykata la në burg Amadeo Fufin dhe Leonard Demën pas përplasjes me policinë në Mamurras, ndërsa Dema pritet të ekstradohet në Itali.
Në Kombinat, një debat banal mes dy 60-vjeçarëve përfundoi me plagosje me thikë. Në burgun e Shkodrës u gjetën tre celularë të fshehur gjatë kontrolleve, ndërsa në SHBA vijojnë hetimet për lidhjet mes mafies shqiptare dhe familjes mafioze Gambino në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe tentativat për korruptimin e jurisë.
Lini një Përgjigje