TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 13:23

Tirana në atmosferën e Kurban Bajramit, publikohet axhenda e faljes në bulevard

Shkruar nga Pamfleti

Tirana në atmosferën e Kurban Bajramit, publikohet axhenda e faljes

Atmosfera e festës së Kurban Bajramit pritet të ndihet në Tiranë që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur mijëra besimtarë myslimanë do të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer faljen tradicionale.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikuar programin e ceremonisë, e cila nis në orën 06:00 me leximin e Kuranit dhe vijon me mesazhet e drejtuesve të KMSH-së.

Falja e namazit të Bajramit është parashikuar të mbahet në orën 06:30, ndërsa ligjërata do të përcillet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Besimtarëve u është bërë thirrje të marrin me vete sixhade, për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes. Pas përfundimit të riteve fetare, pritjet tradicionale do të zhvillohen në ambientet e selisë së KMSH-së deri në mesditë.

Programi:

06:00 – Hapja e programit

06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së

06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Planimetria e faljes për burra dhe gra.

Tirana në atmosferën e Kurban Bajramit, publikohet axhenda e faljes

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po keta qafira i bojne karshillik botes. Nuk kam pa ne Europe që të falen e ushtrohen rrugeve fete. Keta janë ata e bijte e atyre që iu turren kishave e xhamive kur i shemben atehere. Natyrisht, ta fillosh demokracine me shketerrimin e shkollave, deget e shkencave inxhinierike, shkaterrimin e industrise e hapjen e xhamive e kishave e shkollave fetare do perfundojme ne talibane të Europes. A e kuptojne keta barbare injorante faqezinj, duke filluar qe te të paret e vendit e deri të më humbameno sa dem i bejne kombit. Po e coni drejt zhdukjes o zuzare të shitur të të huajte për ca aspra që ju paguajne për keto Eurofetarozione të qelbura.

    Lini një Përgjigje