
Pas publikimit të skandalit nga “Pamfleti” dhe ripublimit nga meduat turke, qeveria shqiptare ka hequr vendimin dhe akt-marrëveshjen e dhurimit nga Faqja Zyrtare e Kryeministrisë dhe nga Fletorja Zyrtare…
Pas publikimit të skandalit dhe jehonës që i dhanë mediat turke, qeveria shqiptare e ka hequr vendimin e dhurimit nga Faqja Zyrtare e Kryeministrisë dhe nga Fletorja Zyrtare.
Por vendimi i Erdoganit për t’i dhuruar avionin shtetëror turk kryeministrit Edi Rama, i maskuar si bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, është konsideruar skandal nga mediat turke, të cilat kanë akuzuar për përfshirje në pazar edhe drejtuesit e kompanisë publike “Turkish Airlines”, e denoncuar si biznes ilegal i familjes Erdogan.
Pas këtyre akuzave, drejtuesit e kompanisë “Turkish Airlines” reaguan publikisht:
“Lajmi i publikuar në media, që pretendon se kompania jonë ka vendosur t’i dhurojë Republikës së Shqipërisë një avion nga flota e saj, nuk pasqyron të vërtetën. Avioni në fjalë nuk ka qenë kurrë pronë e kompanisë sonë dhe është përdorur vetëm për nevoja operacionale.”
Por dokumentet zyrtare dhe kontratat që po publikon “Pamfleti” vërtetojnë se avioni që iu dhurua Edi Ramës, i maskuar si dhuratë për Ministrinë e Mbrojtjes, është në pronësi të kompanisë shtetërore “Turkish Airlines”.

Këtë avion e ka pasur në përdorim “Air Albania Sh.A.”, ku ortake me 49% është “Türk Hava Yolları A.O.” dhe që administrohet që prej muajit tetor 2018, kur u krijua nëpërmjet një pazari mes Edi Ramës dhe Recep Tayyip Erdogan, duke futur si ortak edhe trafikantin Sinan Idrizi me 41% të aksioneve dhe Qeverinë Shqiptare me 10%.

Në marrëveshjen e datës 9 shtator 2018 dhe në Vendimin Nr. 530, datë 11 shtator 2018 të qeverisë për krijimin e shoqërisë “Air Albania”, thuhet se ortakë janë “Albcontrol”, kompania kombëtare “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment” e Sinan Idrizit.
Kompania “Türk Hava Yolları A.O.” është në pronësi të “Turkish Airlines” dhe përfaqëson këtë të fundit si ortake në kompaninë “Air Albania Sh.A.”, e cila kishte në përdorim avionin që Presidenca e Turqisë i dhuroi Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Më 7 nëntor 2025, kryeministri Edi Rama firmosi vendimin për pranimin e një avioni dhuratë nga Presidenca e Turqisë me vlerë 11.9 milionë dollarë, ndërsa kontrata e dhurimit u nënshkrua më 22 tetor nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Hakkı Susmaz.

Nëse “Turkish Airlines” synon të fshehë të vërtetën përballë mediave dhe taksapaguesve turq, ky është problemi i tyre; por në vendimet e qeverisë shqiptare dhe në kontratën e dhurimit, kompania figuron palë, ortake në “Air Albania” dhe pronare e avionit të dhuruar. /Pamfleti
Palloshi do tja kaloj avionin ne perdorim mashtruesit Sinan Idrizi qe Air Albania te marri perseri licencen qe te gllaberojn fonde te shtetit sepse kompani ne falimentim dhe me humbje.
Mos është ky avioni që Kryeministri gjezdiste nëpër botë i shoqëruar nga 'ekskorta e tij e zgjeruar'? Mos këtë avion turqit e kanë marë me qira nga një kompani amerikane edhe kjo aksionere në kompaninë e falimentuar? Nëse po: pas falimentimit të kompanisë 'amerikania' kërkon transparencë por domosdo edhe avionin. 'Amerikania' ndoshta ka pretendime se avioni i saj është shfrytëzuar 'brutalisht' dhe 'abuzivisht'.