TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 11:02

Djallëzia/ Edi Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së, ndërsa përgatit trefishimin e taksës së televizorit

Shkruar nga Pamfleti
Djallëzia/ Edi Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së, ndërsa
Edi Rama /

Edi Rama kritikon dështimin dhe borxhet e RTSH-së, ndërkohë që qeveria përgatit rritjen në 3600 lekë në muaj të taksës së televizorit për familjarët dhe shumëfishimin për bizneset.

Kryeministri deklaroi se RTSH-ja nuk meriton më fonde nga buxheti i shtetit dhe hapi publikisht skenarin e mbylljes ose privatizimit. Paralelisht, Ministria e Financave ka ngritur grup pune për trefishimin e taksës së televizorit, nga 1200 në 3600 lekë në muaj me TVSH. Rritja pritet të sigurojë rreth 30 milionë euro shtesë në vit për RTSH-në, në një institucion ku raporti i KLSH-së konstaton abuzim me rreth 60 për qind të shpenzimeve.

Në mbledhjen me deputetët dhe ministrat, kryeministri Edi Rama foli për cilësinë e dobët programore dhe borxhet e Radio Televizionit Shqiptar, duke thënë:

RTSH është shembull i dështimit të plotë, zhytjes nga borxhi në borxh dhe na kërkojnë shtim fondesh, por nuk do t’i japim asnjë lekë derisa të meritojnë taksat e shqiptarëve. Çdo opsion duhet të jetë i hapur për RTSH-në: mbyllja, partneriteti, privatizimi apo mundësi të tjera.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama është pjesë e një skeme të paramenduar, në mbështetje të kërkesës që ka bërë drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili, për shtim fondesh nga buxheti i shtetit dhe përmes dyfishimit ose trefishimit të taksës së televizorit.

Themi se ishte e paramenduar, pasi sipas informacionit nga burime brenda Ministrisë së Financave, një javë para deklaratës për të mos i shtuar fondet RTSH-së, me urdhër të vetë Edi Ramës, ministri Petrit Malaj ngriti grup pune për trefishimin e taksës së televizorit.

Aktualisht, taksa mujore e televizorit për familjarët është 1200 lekë me TVSH, ndërsa sipas kërkesës së drejtoreshës së RTSH-së, Eni Vasili, sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama dhe studimit që po bën Ministria e Financave, taksa e televizorit do të bëhet 3600 lekë në muaj me TVSH dhe 10–15 herë më e lartë për bizneset.

Meqë urdhri është dhënë nga Edi Rama, kjo taksë do të trefishohet dhe çdo familje do të paguajë 43 mijë e 200 lekë në vit për pagat e majme, makinat, dietat, shpërblimet dhe numrin e madh të drejtuesve, shefave dhe punonjësve që ka RTSH-ja, numri i të cilëve është 1140.

Aktualisht, Radio Televizioni Shqiptar grumbullon 15 milionë euro neto në vit nga taksa e televizorit për familjarët dhe bizneset, ndërsa pas trefishimit të saj do të grumbullojë dhe përfitojë 45 milionë euro neto në vit, të cilat RTSH-ja i mban për vete.

Nga buxheti i shtetit, RTSH merr 6 milionë euro në vit, ndërsa 7 milionë euro i siguron si të ardhura nga reklamat, kontratat, shërbimet dhe burime të tjera, duke e çuar buxhetin total në rreth 28 milionë euro në vit. Pas trefishimit të taksës së televizorit, këtij buxheti do t’i shtohen edhe 30 milionë euro të tjera.

Kryeministri u betua se nuk do t’i japë asnjë qindarkë RTSH-së nga buxheti i shtetit, por në praktikë do t’i japë 30 milionë euro shtesë, duke ua zhvatur shqiptarëve përmes trefishimit të taksës së televizorit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 60 për qind e buxhetit të Radio Televizionit Shqiptar është abuzuar me shpenzime tepër të larta, vjedhje përmes pagesave fiktive dhe tenderëve./Pamfleti

 

edi rama rtsh taksa e telivizorit

3 Komente

  1. T
    Tafili

    E c'na duhet nji tv.qe se sheh askush. Ata bejne vetem reklam per punet e pista te qeverise ti kthej ne pun te suksesshme.

    1. A
      Aurora

      Po pra, kur mbi te gjitha dihet që është media sociale me e përdor. Ky eshte shtaz

      1. N
        Nerim Lumi

        Po mirë e ka rilindja fashiste, mafioze hajdute shqiptare..Sa herë t'u teket të zhvasin xhepat e taksapaguesve,e bëjnë në çast, thjesht me një copë letër bythe duke hedhur një firmë atje lart në kryeministri.Sepse diktaturat e kriminelët,nuk kanë nevojë t'a pyesin popullin .Ata veprojnë tak fak..Packa se populli s'ka një pjatë groshë t'a hajë për darkë.Ndërsa për vete,me një firmë zhdukin dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit..jemi popull që nuk meritojmë asgjë.,flemë gjumin e vdekjes..Për TVSH -në duhet të investojë shteti që kemi votuar, që të na informojë.Asnjë qindarkë për tekat e rilindjes mafioze.,

        Lini një Përgjigje