TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 10:05

Bashkohu me ‘Media dhe Drejtësi’: Për fjalën e lirë dhe drejtësinë e paanshme

Shkruar nga Pamfleti
Bashkohu me ‘Media dhe Drejtësi’: Për fjalën e
“Media dhe Drejtësi

Bashkohuni me ne.

Sepse liria nuk negociohet. Drejtësia nuk përkulet. Bashkohuni me nismën që mbron dy shtyllat e demokracisë,  fjalën e lirë dhe drejtësinë e paanshme.

Shqipëria e ka paguar shtrenjtë heshtjen. Për dekada, diktatura e shndërroi fjalën e lirë në rrezik dhe mbrojtjen ligjore në formalitet. Media u përdor si propagandë, avokatia u mbajt nën kontroll, ndërsa drejtësia u kthye në instrument frike. Në atë realitet, gazetari dhe avokati nuk ishin profesionistë të pavarur,  ishin zëra që duhej të bindeshin ose të shuheshin.

Sot jetojmë në demokraci, por format e presionit nuk janë zhdukur janë ato janë rafinuar, kërcënime, intimidim, shantazh ekonomik, censurë e maskuar, ndjekje selektive, baltosje publike dhe pengesa institucionale. Kur goditet gazetari, goditet e vërteta. Kur pengohet avokati, cenohet e drejta. Kur këto dy shtylla dobësohen, dobësohet vetë demokracia.

Shqipëria e njeh mirë çfarë do të thotë diktaturë, kur fjala e lirë quhej faj, kur e vërteta censurohej, kur avokati frikësohej dhe u zhduk si profesion, kur drejtësia ishte urdhër jo ligj. Ne nuk e pranojmë as kthimin e as hijen e asaj kohe.

Sot, presioni vjen  me çdo formë telefonata, me shantazh ekonomik, me gjyqe selektive, me baltosje publike, me heshtje të imponuar, me “mesazhe” dhe me frikë të normalizuar. Dhe kur gazetari detyrohet të heshtë, qytetari mbetet i verbër. Kur avokati pengohet, qytetari mbetet pa mbrojtje.

Për këtë arsye ne jemi mbledhur në një forcë të përbashkët dhe kemi krijuar “Media dhe Drejtësi”, nuk jemi mbledhur si dekor, por si forcë veprimi. Një front i përbashkët i medias dhe avokatisë për të mos lejuar që frika të kthehet në normalitet dhe abuzimi të bëhet rregull.

Ne do të mbrojmë njëritjetrin nga klanet në drejtësi  dhe censura për çdo gazetar, avokat, jurist të pavarur të kërcënuar për shkak të punës. Do të kemi zë të përbashkët  për denoncim publik dhe institucional të çdo akti presioni, censure dhe keqpërdorimi të pushtetit.Do të krijojmë një rrjet solidariteti professional, askush më vetëm përballë shantazhit dhe intimidimit. Së bashku do të promovojmë standarde ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, procesin e rregullt dhe drejtësinë e paanshme.Së bashku do të kërkojmë garanci siguri, dinjitet, integritet dhe pavarësi profesionale.

Ne nuk kemi luksin ta harrojmë diktaturën sepse harresa sjell përsëritjen. Dhe nuk kemi të drejtë të heshtim sepse heshtja e dobëson shtetin e së drejtës.

Bëhu pjesë e Shoqatës “Media dhe Drejtësi”, Sot mbrojmë gazetarin dhe avokatin. Nesër mbrojmë lirinë e çdo qytetari.

“media dhe drejtësi

Lini një Përgjigje