Gjoka u vendos në qendër të akuzave pasi ishte gjyqtarja që vendosi masat e sigurisë për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu me firmën e Irena Gjokës, u vendos masa e sigurisë edhe për ish-Presidentin Ilir Meta, por edhe për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën, pasi ishte në qeli, me akuzën e blerjes së votave...
Irena Gjoka, e cila për një mandat 3-vjeçar, drejtoi Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, rezulton në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve të saj si gjyqtare. Kjo të paktën në bazë të verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila i ka përcjellë informacionet KLGJ-së, bazuar në një shkresë që Këshilli i kishte dërguar më parë organit qendror të akuzës.
“Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””, thuhet në një njoftim zyrtar.
Bazuar në verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se Irena Gjoka (Shpata, Maneku), e cila për muaj me rradhë ishte në qendër të akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncoi i pari një dënim të saj në Greqi, të cilin gjyqtarja nuk e kishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit, rrezikon të dalë jashtë sistemit të drejtësisë.
Tashmë i takon KLGJ-së, si institucioni që ka kompetencën të bëjë vlerësimin për gjyqtaren të marrë një vendim se çfarë do të ndodhë me anëtaren e Gjykatës Speciale. Bazuar në ligjin e dekriminalizimit, karriera e Irena Gjokës ndërpritet sepse ajo nuk ka deklaruar në formular dënimin. Nëse ndodh kjo, Gjoka do të jetë gjyqtarja e parë e GJKKO-së, që pasi ka kaluar vetting-un, të dalë jashtë sistemit të drejtësisë.
Gjoka u vendos në qendër të akuzave pasi ishte gjyqtarja që vendosi masat e sigurisë për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu me firmën e Irena Gjokës, u vendos masa e sigurisë edhe për ish-Presidentin Ilir Meta, por edhe për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën, pasi ishte në qeli, me akuzën e blerjes së votave.
Reagimi nga Prokuroria e Përgjithshme
Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje