TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 22:48

Divorci mes Lekës dhe Elia Zaharsië, avokati tregon çfarë do ndodhë me kujdestarinë e vajzës

Shkruar nga Pamfleti

Divorci mes Lekës dhe Elia Zaharsië, avokati tregon çfarë

Avokati i Princ lekës duke folur për procesin e divorcit mes tij dhe Elia Zaharisë tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me vajzën 3-vjeçare. Avokati Aranit Roshi thotë për "Report Tv" se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës.

Ai thekson se pasi janë konsultuar me ekspertë të fushës kanë gjykuar që për moshën që aktualisht ka vajza do ishte më e përshtatshme të qëndrojë me nënën Elia Zaharia.

"E kemi sqaruar, është konsultuar me ekspertë të fushës së psikologjisë, kemi menduar që sa i përket moshës është më e përshtatshme të rrijë me nënën. Do ketë takime të shpeshta dhe të jetë sa më pranë vajzës në përditshmëri”, tha avokati.

Princi duke qenë se nuk jeton në Pallatin Mbretëror, bën vizita të shpeshta për të takuar vajzën, ndërsa dje u përball edhe me situatën që u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.

Ai vetë ka zgjedhor që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizita të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë  e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha Roshi.

 

Lini një Përgjigje