TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2024, 10:52

Dita e Europës, Brukseli ultimatum Ramës: Realizoni reformat nëse doni integrim

Shkruar nga Pamfleti

Dita e Europës, Brukseli ultimatum Ramës: Realizoni reformat nëse

Në Ditën e Europës, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato dha edhe njëherë mesazhin se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Ambasadori mori pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës së Europës. Gonzato tha se Bashkimi Europian e ka kuptuar tashmë që duhet të përfundojë procesin e integrimit, duke thënë se sinjalet janë të qarta nga unioni.

Por, Gonzato theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë para reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar që në duhet ta plotësojmë procesin e integrimit, ta përfundojmë atë. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të euro në këtë projekt fantastik, sinjalet janë të qartë, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm me Shqipërinë, me Bosnjën, me Maqedoninë dhe shpejtësia me të cilat shtetet anëtarët dhe PE kanë rënë dakord për planin e rritjes, por edhe për reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që kërkojmë”, tha Gonzato.


ambasadori brukseli gonzato integrimi shqiperia

Lini një Përgjigje