TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2023, 21:20

Diplomë false, futi në xhep lekët e biletave dhe ndërtoi 3 kate pa leje, shkarkohet zv/kryetari i Bashkisë Librazhd dhe menaxheri i Sopotit

Shkruar nga Pamfleti

Diplomë false, futi në xhep lekët e biletave dhe ndërtoi 3

Kryetari i ri i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, ka shkarkuar nga detyra zv/kryetarin e bashkisë dhe menaxherin e klubit sportiv të Sopotit, Andri Çota. 

Nga të dhënat e marra nga gazetarët tanë, Çota ka shpërdoruar detyrën duke mos arkëtuar për 8 vite asnjë lekë në arkën e bashkisë, ndonëse qytetarët kanë paguar 100 lekë për të parë ndeshjet. Nga verifikimet e bëra, Çota ishte dhe pa shkollë të lartë.

Dyshimet janë se ai përdorte një diplomë të marrë në Maqedoninë e Veriut, por që mund të thuhet se është një diplomë e blerë. Kjo pasi në rrjete sociale deklaron se ka studiuar te Politekniku në Tiranë.

Diplomë false, futi në xhep lekët e biletave dhe ndërtoi 3

Nga informacionet e marra Andri Çota ka ndërtuar para zgjedhjeve shtëpi pa leje, duke shpërdoruar detyrën e zv/kryetarit. Ai ka ndërtuar në oborr të shkollës së mesme 3 kate pa leje.

Diplomë false, futi në xhep lekët e biletave dhe ndërtoi 3

bashkisë librazhd menaxheri i sopotit andri Çota

Lini një Përgjigje