TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2023, 15:46

Autogoli me pasuritë, SPAK mjafton të hapë serverin e ILDKP për të shkuar te Berisha, Meta, Rama e të korruptuarit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Autogoli me pasuritë, SPAK mjafton të hapë serverin e ILDKP

Ndryshe nga sa ndodhi në Kroaci apo Maqedoni ku kryeministrat nuk kishin deklaruar pasuri, por prokuroria u zbuloi miliardat, në Shqipëri të korruptuarit i kanë deklaruar në ILDKP të gjitha...

Prokuroria e Posaçme druhet ende të shkojë te nivelet më të larta të politikës. Sado presioni nga ndërkombëtarët është rritur, sërish emra si Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama apo deputetë dhe ministra nuk janë marrë të pandehur.

Por edhe pse SPAK druhet të shkojë te ta, mjafton të ndjekë shembujt e dy shteteve që bashkëpunojnë me ne, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Në Maqedoni u dënua ish-kryeministri Nikola Gruevski. Ai nuk kishte pasuri të deklaruara dhe dukej sikur nuk kishte vjedhur, por Prokuroria Speciale arriti të zbulojë shumë prona të tij të fshehura. Falë investigimeve u zbulua se Gruevski kishte vjedhur miliona dhe pronat i kishte kaluar në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve. Prokurori arriti deri aty sa i sekuestroi edhe selinë e partisë. Në Kroaci ndodhi e njëjta gjë. Prokuroria fundosi Ivo Sanader vetëm duke parë orët e shtrenjta që mbante ai. Më pas u zbuluan pa fund pasuri.

Nisur nga kjo, SPAK mjafton të marrë të dhënat e serverit të ILDKPI dhe i fundos të gjithë, pasi ndryshe nga Gruevski apo Sander, pushtetarët tanë i kanë pasuritë e deklaruara.

Nëse marrim Ilir Metën. Kreu i PL rezulton se ka vilën te Gjiri i Lalëzit, që kurrë nuk e ka thënë sa e ka blerën. Madje ai ka deklaruar se e ka marrë me marrëveshje me një firmë ndërtimi. Po ashtu ka vilë në Bllok dhe te Kodra e Diellit. Po ashtu gruaja e tij deklaron se ka marrë dhjetra apartamente nga një pallat që është ndërtuar në tokën e babait të saj. Ndërkohë që ka dyshime se në fakt pallatin e kanë ndërtuar ata vetë.

Pra mjafton që SPAK të hetojë se si u bë vila te Gjiri i Lalëzit, si u blenë banesat e tjera në Tiranë dhe se si u morën apartamentet, pasi Meta e Kryemadhi gjithë jetën kanë punuar në shtet dhe rrogat i kanë të deklaruara.

Nëse shkojmë te Berisha. Ky i fundit ka deklaruar vetëm një apartament, por e marrin në qafë fëmijët. Edhe vajza e tij ka deklaruar vilën te Gjiri i Lalëzit, ku shprehet se është blerë me paratë e bashkëshortit. Po ashtu ka deklaruar 3 apartamente me vlerë totale afro 500 mijë euro. Ka deklaruar 3 bodrume dhe tokë në Priskë. Le më pastaj pasuritë e dhëndrit dhe djalit. 

Te Rama, ka shumë pikëpyetje banesa. Ai e ka deklaruar ndërtesën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë të vjetra ku është shprehur se ka marrë kredi. Më pas nëpër media ka thënë se ka punuar emigrant. Një herë tjetër ka thënë se e ka ndihmuar gruaja. SPAK duhet të vërtetojë si e ka ndërtuar. Po ashtu Rama çdo vit deklaron mijëra dollarë të ardhura nga pikturat, që askush nuk e di se si i ka vënë.

Më pas kemi ministra, të cilët kanë hyrë në politikë me shtëpi dhomë e kuzhinë dhe janë me disa apartamente e makina luksoze. Po ashtu ka shumë deputetë që kanë biznese e pasuri të patundshme, ndërsa nuk dihet si i kanë vënë.

Pra mjafton vetëm kaq për të fundosur gjysmën e politikës, le më nëse SPAK hyn dhe verifikon transfertat jashtë vendit, pronat në emër të kushërinjve dhe biznesmenëve, bëhet kasaphanë. /Pamfleti

pasuri ildkp miliardat

Lini një Përgjigje