TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2023, 20:20

Arrestimi i Behar Bajrit në Francë, Balla: Askush nuk do t’i shmanget drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Behar Bajrit në Francë, Balla: Askush nuk do t’i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit Behar Bajri në Francë.

Balla shprehet se ky operacion është një pasqyrë e qartë e vullnetit për të goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

"Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. Dua të rishpresh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.", shkruan Balla.

 

behar bajri france balla arrestim

Lini një Përgjigje