TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2026, 07:08

Diell dhe temperatura konstante, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura konstante, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të kmadhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë. Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s.

Ndërkohë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lini një Përgjigje