TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2024, 19:59

“Dhuna më e madhe 4 mijë lekëshi për pensionistët, jo djegia e karrigeve”, Hoxha: PS në panik nga aksioni opozitar!

Shkruar nga Pamfleti

“Dhuna më e madhe 4 mijë lekëshi për

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha foli në lidhje me protestën e PD dhe aksionin opozitar.

Ai u shpreh se mazhoranca është e frikësuar nga aksioni opozitar, dhe provë për këtë është edhe vendimi që policia të hynte në territorin e Kuvendit në tensionet e seancës të së enjtes, më 17 tetor. Më tej, ai tha se dhuna më e madhe nuk është djegia e karrigeve por 4 mijë lekëshi për pensionistët.

"Erdhën në protestë për shkak të pamundësisë së një jete normale në Shqipëri. U kthye demokracia në monokraci në duart e një njeriu të vetëm. Nuk ka asnjë rrugë për shoqëritë e shtypura përveç reagimit. PD kërkon zgjedhje të lira e të ndershme përmes protestës. Qeveria teknike, mekanizëm për zgjidhjen e krizës.
Dhuna më e madhe nuk është djegia e karrigeve por 4 mijë lekëshi për pensionistët.

Pjesëmarrja në protesta ka qenë goxha e madhe. Mazhoranca është e frikësuar ndryshe nuk do merreshin me PD. Rama do të ishte i qetë jo në ankth nga aksioni opozitar e nuk do fuste RENEA-n në Kuvend që nuk ka ndodhur as në kohërat më të këqija. Sipas ligjit, i gjithë territori i Kuvendit nga kangjellat mbrohet nga Garda. Nëse një polic shkel aty vendimin e merr Kuvendi jo ministri. Hera e parë në 32 vite tregon frikën e panikun nga mosbindja civile. Nga PD që doli nga vorbulla jemi apo nuk jemi”, tha Hoxha në News24.

 

hoxha ps

Lini një Përgjigje