TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 21:34

Dështon kërkesa e radhës për ekstradim nga Dubai, Artan Hoxha: Lirohet Julian Meçaj, nuk do të sillet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Dështon kërkesa e radhës për ekstradim nga Dubai, Artan

Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar se ka dështuar një tjetër kërkesë për ekstradimin e bosëve të krimit nga Dubai.

Në rrjetet sociale ai shkruan se autoritet policore atje kanë liruar  Julian Meçaj. Sipas tij, Meçaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi në datë 20.01.2023 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë me vendimin penal nr. 89, datë 20.11.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike mbetur në tentativë”, “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, “Grup i strukturuar kriminal”dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje” parashikuar nga nenet 79/a-22, 79/dh-22, 278/1,2; 28/4, 333/a/2, 334 dhe 80 të K. Penal. Ai dyshohet i ëprfhsir ënë atetatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Postimi i plotë

Deshton kerkesa e radhes per ekstradim te persona shume te kerkuar nga Dubai.

Diten e sotme, pas 60 ditesh arresti me burg, autoritetet policore te Emiratit te Dubait kane liruar nga burgu Julian Meçen, arrestuar me kerkesen e Interpol Tiranes per ta ekstraduar drejt Shqiperise.

Interpol Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe, konfirmoi zyrtarisht se në datë 17.01.2024, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqiperisë, Julian Meçaj.

Meçaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi në datë 20.01.2023 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë me vendimin penal nr. 89, datë 20.11.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike mbetur në tentativë”, “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, “Grup i strukturuar kriminal”dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje” parashikuar nga nenet 79/a-22, 79/dh-22, 278/1,2; 28/4, 333/a/2, 334 dhe 80 të K. Penal.

Julian Meçe i ka shpëtuar një atentati me 20 qershor 2019, ndërsa drejtonte mjetin Range Rover, ne te cilin udhëtonte Plarent Dervishi dhe Bashkim Haxhia.

Në datë 01.11.2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçaj akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku. Ne këtë ngjarje mbeten te plagosur Arian Ndoja, dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku gjeti vdekjen.

Interpol Tirana, me 17 janar 2024 njoftoi me buje se po kryente te gjitha procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe me qellim ekstradimin e Meçajt.

Por nga sot Julian Meçaj eshte serish i lire….

Lini një Përgjigje