
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe opozitës shqiptare, sa i takon projektit 1 miliard dollarësh që dhëndri i Trump pritet të planifikon të investojë në ishullin e Sazanit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari tha se opozita nuk proteston për këtë çështje sepse si Rama ashtu dhe Berisha kanë interesat e tyre personale, nëse Trump zgjidhet president.
Më tej ajo shtoi se Rama merr mbështetje politike nga kjo marrëveshje, ndërsa Berisha uron qe nëse Grenell behet sekretare shteti, të marrë favoret e veta duke pretenduar të heqë non-grata-n.
“T'i vij turp opozitës që nuk ka ngritur zërin për ishullin e Sazanit. Ku janë protestat? Ky është korrupsion i hapur. Kjo është një histori identike me atë të Charles McGonigal. Edi Rama, si gjithnjë, në kurriz të këtij populli, ka blere favoret e tij politike.
Opozita heshtë! Heshtë për të njëjtën arsye që Rama po i bën temenat 'investitorit strategjik' të radhës, sepse si Rama, dhe Berisha uron qe nëse Grenell behet sekretare shteti, të marrë favoret e veta, duke i hequr sanksionet ndaj vetes dhe familjes.
Humbja mbetet e popullit. Idiotët e dobishëm vazhdojnë besoj poshtë dritares dhe nuk kanë këllqe të pyesin kryetarin historik se pse po heshtin? Çfarë ndotje!”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje