TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2024, 07:51

Dënimi i McGonigal, Artan Hoxha: Paska bërë marrëveshje të fortë, silleni në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Dënimi i McGonigal, Artan Hoxha: Paska bërë marrëveshje
Charles McGonigal, Artan Hoxha dhe Edi Rama

Hoxha me ironi shkruan se është ‘i pakënaqur’ me gjyqtarët e Uashingtonit dhe se duhet të ishte sjellë në SPAK.

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi Gjykata Federale e Uashingtonit dënoi me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Hoxha me ironi shkruan se është ‘i pakënaqur’ me gjyqtarët e Uashingtonit dhe se duhet të ishte sjellë në SPAK.

Te ne për një arkë me peshk zv/ministrja e rendit u dënua sa McGonigali, imagjino me 225000$ kesh, do t’ia kishim hedhur çelësat në det për gjithë jetën”-shkruan gazetari.

Gjykata Federale e Uashingtonit dënoi me 2 vite e 4 muaj (28 muaj) burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Marrëveshje të fortë paska bërë qerratai, kryespiuni i kundërzbulimit të FBI-së së New York-ut

Iiiiii kaq pak?!

Këta gjyqtarët federalë të Uashingtonit, qenkan fare…

Silleni ore në SPAK-un dhe GJKKO-në tonë, ta thyejnë në mes McGonigalin dhe kush e ka bërë McGonigalin.

Te ne për një arkë me peshk zv/ministrja e rendit u dënua sa McGonigali, imagjino me 225000$ kesh, do t’ia kishim hedhur çelësat në det për gjithë jetën…”-ka shkruar Hoxha në Facebook.

Charles McGonigal, është një nga agjentët e rangut më të lartë të FBI-së i dënuar ndonjëherë për akuza penale. Dënimi I 16 shkurtit 2024 i Charles McGonigal do t’i shtohet dënimit prej 50 muajsh burg që ai mori veçmas në Nju Jork vitin e kaluar për komplot të paligjshëm me oligarkun rus, Deripaska që donte të hiqej nga lista e sanksioneve të SHBA. 

mcgonigal artan hoxha:

Lini një Përgjigje