
Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, u raportua se ndërroi jetë në burg. Lajmi u publikua nga shërbime të burgut, të cilët kanë deklaruar se Navalny është ndjerë keq pas një shëtitje, duke humbur vetëdijen.
Eksperti Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në “ABC News” foli për vdekjen e opozitarit rus. Ai u shpreh se Navalny njihej si kundërshtari real i Putinit. Sipas tij është e qartë se kush del kundër presidentit rus i pret i njëjti fat.
“Navalny ishte i mbyllur në burg. Kundërshtari real i Putinit ka ndërruar jetë dhe kjo do të thotë se kush i kundërvihet dihet fundi. Pra mesazhi është që askush nuk mund të ngrejë kokë. Tani të shohim se kur do t’i vijë radha.”, ka thënë Kulla, duke shtuar: “Kujtojmë që para Gërdecit ka pasur edhe 7 shpërthime të tjera, përfshirë edhe shpërthimin në Tepelenë. Atje ku bëheshin demontime. E vërteta është që ka pasur shumë kohë për të mos menduar që të mos ndodhte kjo gjë. Por ishte si Navalny ishte e paralajmëruar”, tha Kulla.
Lini një Përgjigje