TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 13:37

Demokrati i famshëm thirrje Berishës të dorëhiqet: Doktor ti je legjenda e PD, por Rama ty të ka “armën” që rri në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti
Demokrati i famshëm thirrje Berishës të dorëhiqet: Doktor ti
Ilir Vrenozi dhe Sali Berisha

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të largohet dhe t’i hapu rrugën gjakut të ri në parti.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, ai thotë se demokratët do të qëndrojnë 16 vite në opozitë dhe sjell rastin e të birit i cili pas humbjes në 11 maj, i ka thënë se do të largohet nga Shqipëria.

“Nuk vazhdohet me kështu doktor, demokratët ketë humbje e kanë ndjerë shumë po shumë, e mos largohesh ne do të ndjekim përsëri, por Ramin nuk e mundim dot, sepse është hajdut unike ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet”, shkruan Vrenozi.

 

 

ilir vrenozi -berisha

Lini një Përgjigje